Skip to the content
Ullishtarilogo darklogo light
  • Home
  • Our History
  • Testimonials
  • FAQ
  • Contact Us
Ullishtari
  • Home
  • Our History
  • Testimonials
  • FAQ
  • Contact Us
Ullishtari
  • Home
  • Our History
  • Testimonials
  • FAQ
  • Contact Us
HomeFoodCheese & Pasta
a a a a a a

Cheese & Pasta

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu.

Share
Prev Next

oliveoil_ullishtari

Vaj ulliri ekstra i virgjër, i prodhuar nga një traditë brezash.

🫒🌿 KONTROLLI AGRONOMIK – HAPI I PARË DREJT CILËSIS 🫒🌿 KONTROLLI AGRONOMIK – HAPI I PARË DREJT CILËSISË 🌿🫒Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të vjeljes, në ullishtet e ULLISHTARIT u zhvillua një kontroll i specializuar agronomik për vlerësimin e gjendjes së bimëve, zhvillimit të frutit dhe përcaktimin e periudhës optimale të vjeljes.Vlerësimi u drejtua nga një agronom ekspert, 87 vjeçar, përvoja dhe njohuritë e të cilit përbëjnë një vlerë të veçantë për monitorimin profesional të ullirit.🔎 Kontrolli u përqendrua në:✅ Gjendjen fitosanitare të bimëve✅ Zhvillimin dhe cilësinë e frutit✅ Fazën aktuale të pjekjes✅ Ngarkesën prodhuese të pemëve✅ Përcaktimin e momentit optimal të vjeljesEcuria e frutit paraqitet e mirë dhe monitorimi do të vazhdojë deri në fillimin e vjeljes gjatë muajit TETOR.Përvoja në terren kombinohet me trajnimin e vazhdueshëm të stafit, në mënyrë që çdo fazë — nga vjelja dhe transporti i ullirit deri te përpunimi i tij në fabrikë — të realizohet me kujdes dhe sipas standardeve të kërkuara.🏭 Në fabrikën ULLISHTARI, teknologjia bashkëkohore, përpunimi i kontrolluar dhe përkushtimi profesional synojnë ruajtjen e freskisë, aromave dhe cilësive natyrore të frutit.🌿 Nga kontrolli i pemës deri te përpunimi në fabrikë, çdo hallkë është vendimtare për prodhimin e vajit të ullirit EKSTRA TË VIRGJËR. ✨
⚠️🫒 KUJDES FERMERË – GUSHTI ËSHTË PERIUDHË KRITIKE ⚠️🫒 KUJDES FERMERË – GUSHTI ËSHTË PERIUDHË KRITIKE PËR MIZËN E ULLIRIT!🌧️ Reshjet e shiut dhe rritja e lagështisë gjatë muajit gusht mund të krijojnë kushte të favorshme për aktivitetin e mizës së ullirit (Bactrocera oleae).Në këtë periudhë, fruti është në zhvillim dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm. Miza shpon ullirin dhe vendos vezën nën lëkurën e tij.🪱 Nga veza zhvillohet larva, e njohur nga fermerët si “krimbi i ullirit”, e cila ushqehet me tulin dhe e dëmton frutin nga brenda.🔬 PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM KONTROLLI NË GUSHT?Dëmtimi i tulit nga larva favorizon degradimin e frutit dhe infeksionet dytësore. Një infektim i lartë mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e ullirit dhe të vajit, duke rritur rrezikun e aciditetit më të lartë dhe të defekteve cilësore.🌧️ PAS RESHJEVE, RRITNI VËMENDJEN NË ULLISHTE!✅ Kontrolloni frutat për shenja shpimi✅ Monitoroni mizën me kurthe✅ Kontrolloni fruta të dyshimta për vezë ose larva✅ Ndiqni vazhdimisht nivelin e infektimit✅ Për çdo ndërhyrje, këshillohuni me agronomin⚠️ Mos prisni të shihni “krimbin”. Parandalimi dhe monitorimi në kohë janë çelësi.🫒 Cilësia e vajit fillon sot, në ullishte.🌿 ULLISHTARI – Kujdesi për cilësinë fillon në ullishte.#Ullishtari #MizaEUllirit #BactroceraOleae #Ulliri #Fermerë Bujqësia VajiUllirit Cilësi
🌿✅ Sot, Ullishtari hodhi një tjetër hap të rëndësi 🌿✅ Sot, Ullishtari hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt çertifikimit BIO/Organik! 🌍♻️Ishim të nderuar të mirëprisnim trupën inspektuese, të drejtuar nga Prof. Festim Ibraliu, në një proces që për ne përfaqëson shumë më tepër se një çertifikim.🎯 Synimi ynë është:🌱 Të rrisim standardet e prodhimit.🤝 Të ndërgjegjësojmë fermerët dhe bashkëpunëtorët tanë.🌍 Të konkurrojmë denjësisht në tregjet ndërkombëtare me produkte shqiptare të cilësisë më të lartë.🏆 Me krenari theksojmë se falë këtij përkushtimi dhe bashkëpunimi janë shpallur fitues edhe disa nga fermerët tanë të spikatur:🔸 #AlbertXhaferri🔸 #HysenHaxhiaj🔸 #HysniDëraj…dhe shumë të tjerë që çdo ditë kontribuojnë për një bujqësi më cilësore dhe më të qëndrueshme. 💚🇦🇱 Së bashku po ndërtojmë të ardhmen e vajit të ullirit shqiptar dhe po e çojmë atë drejt standardeve më të larta evropiane.🌿💚 #Ullishtari Organic Bio OliveOil ExtraVirginOliveOil Albania SustainableAgriculture OrganicFarming Farmers Quality MadeInAlbania GreenFuture
✨ Ja përse restorantet zgjedhin ta ruajnë vajin e ✨ Ja përse restorantet zgjedhin ta ruajnë vajin e tyre tek ULLISHTARI.Shumë restorante zgjedhin që vajin ULLISHTARI ta ruajnë në magazinat tona dhe ta marrin sipas konsumit gjatë gjithë vitit.Arsyeja është e thjeshtë: tek ULLISHTARI, vaji ruhet në depozita inoksi të mbrojtura me azot dhe në ambiente me temperaturë të kontrolluar, pasi temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e vajit të ullirit.Kjo u jep klientëve tanë garancinë se nuk marrin vetëm një Vaj Ulliri Ekstra të Virgjër, por një produkt të ruajtur sipas standardeve më të larta, ku vlerat e tij natyrore dhe polifenolet mbi 500 mg/kg ruhen në mënyrë optimale.Për këtë arsye, restorantet që bashkëpunojnë me ULLISHTARIN i qëndrojnë besnike cilësisë dhe nuk bëjnë kompromis me një nga përbërësit më të rëndësishëm të kuzhinës mesdhetare.Në gatimet e tyre, vaji i ullirit nuk është thjesht një ingredient, por një element që pasuron shijen, aromën dhe identitetin e çdo pjate. 🌿 ULLISHTARIRuajmë cilësinë, që ju të shërbeni gjithmonë ekselencë. ✨ Why Restaurants Choose to Store Their Olive Oil with ULLISHTARIMany restaurants choose to store their ULLISHTARI olive oil in our facilities and receive it throughout the year according to their consumption needs.The reason is simple: at ULLISHTARI, the olive oil is stored in stainless steel tanks protected with nitrogen and kept in a temperature-controlled environment, as high temperatures have a significant impact on the quality of extra virgin olive oil.This gives our clients complete confidence that they are receiving not only Extra Virgin Olive Oil, but also a product preserved under the highest storage standards, ensuring that its natural characteristics and polyphenol content exceeding 500 mg/kg are optimally maintained.For this reason, the restaurants that work with ULLISHTARI remain committed to quality and never compromise on one of the most important ingredients of Mediterranean cuisine.In their kitchens, ULLISHTARI Extra Virgin Olive Oil is not simply an ingredient—it is an essential element that enhances the flavour, aroma, and identity of every dish.🌿 ULLISHTARIPreserving Quality, So You Can Serve Excellence.
Armiqtë e vajit ekstra të virgjër të ullirit janë Armiqtë e vajit ekstra të virgjër të ullirit janë tre: ajri, drita dhe temperatura e lartë.Të prodhosh një vaj ulliri premium është vetëm gjysma e punës. Gjysma tjetër është ta ruash atë sipas standardeve teknike më të larta.Në Ullishtari, vaji ynë ruhet:🫒 Nën atmosferë azoti për të shmangur oksidimin🌑 Në errësirë të plotë për të mbrojtur aromat dhe përbërësit e çmuar🌡️ Në temperaturë të kontrolluar 14–18°C për të ruajtur freskinë, polifenolet dhe cilësinëKjo është arsyeja pse çdo pikë vaj që del nga fabrika jonë mbërrin në tryezën tuaj me të njëjtën cilësi që kishte ditën e prodhimit.Një vaj ekstra i virgjër premium nuk mjafton vetëm të prodhohet mirë. Ai duhet edhe të ruhet në mënyrë perfekte.#Ullishtari #VajUlliriEkstraIVirgjër #PremiumEVOO #RuajtjeMeAzot #Polifenole CilësiPaKompromis NgaUlliriNëTryezë
🫒 Qershori, thatësira dhe e ardhmja e vajit të ull 🫒 Qershori, thatësira dhe e ardhmja e vajit të ullirit!Pas lulëzimit, ulliri hyn në një nga fazat më delikate të vitit: lidhjen dhe zhvillimin e parë të frutit. Pikërisht në këtë periudhë, temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve mund të krijojnë stres hidrik, duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin e ardhshëm.Shkenca e kultivimit të ullirit tregon se gjatë muajve qershor–korrik pema ka një kërkesë të lartë për ujë. Nëse toka humbet lagështinë për një kohë të gjatë, ulliri fillon të mbrohet duke kufizuar aktivitetin e tij fiziologjik. Si pasojë, një pjesë e frutave mund të bien, ndërsa ato që mbeten mund të zhvillohen më ngadalë dhe me potencial më të ulët prodhimi.💧 Vaditja e kontrolluar në këtë periudhë nuk synon vetëm rritjen e sasisë së prodhimit, por mbi të gjitha ruajtjen e ekuilibrit të pemës dhe zhvillimin normal të frutit. Uji është mjeti që i lejon gjethet të vazhdojnë fotosintezën, të prodhojnë energji dhe të ushqejnë frutat që do të kthehen më vonë në vaj ekstra të virgjër.Në kushtet e ndryshimeve klimatike, me verëra gjithnjë e më të thata dhe temperatura më të larta, menaxhimi i ujit po bëhet një nga faktorët më të rëndësishëm për prodhimin e vajrave premium.🌿 Kujdesi për pemën nuk fillon në kohën e vjeljes. Ai fillon tani, kur ulliri ka më shumë nevojë për vëmendje, ushqim dhe ujë. Sepse cilësia e vajit të nesërm ndërtohet nga vendimet që marrim sot.Ullishtari Olive Oil Factory🫒 Cilësia lind në ullishte, shumë përpara se të mbërrijë në shishe. 🌿
🏛️✨ Vizitë prestigjoze nga Pierralisi te Ullishtar 🏛️✨ Vizitë prestigjoze nga Pierralisi te Ullishtari Olive Oil Factory ✨🫒Kënaqësi dhe vlerësim i veçantë për vizitën në fabrikën ULLISHTARI nga Drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor i PIERRALISI, Enrico Pierralisi 🤝🇮🇹🌍 Fabrika ULLISHTARI është përzgjedhur nga PIERRALISI si një nga fabrikat më prestigjoze dhe më të avancuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor për standardin e saj në prodhimin e vajit extra virgin cilësor.🙏 Faleminderit kompanisë lider botërore PIERRALISI për suportin, bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm drejt inovacionit, teknologjisë dhe cilësisë premium në industrinë e vajit të ullirit.⚙️🫒 Linja LEOPARD 4 by PIERRALISI përfaqëson sot një avangardë të teknologjisë moderne, kërkimit shkencor dhe performancës së lartë në përpunimin profesional të ullirit, duke garantuar:▫️ cilësi superiore▫️ ruajtje maksimale të aromës dhe polifenoleve▫️ efikasitet modern të ekstraktimit▫️ standarde elitare të EVOO premium 🌿📍Nga zemra e jugut të Shqipërisë drejt tregjeve më elitare mesdhetare 🇦🇱🌍ULLISHTARI vazhdon të ndërtojë një identitet modern, serioz dhe prestigjoz në kulturën e vajit extra virgin të ullirit.🖤✨ #ULLISHTARI #Pierralisi #EnricoPierralisi #Leopard4 #ExtraVirginOliveOil MadeInAlbania PremiumOliveOil OliveOilFactory Innovation EVOO MediterraneanExcellence LuxuryTaste OliveOilTechnology.
🍆🔥 Te MR CHEF ✨ shijet tradicionale shqiptare rikt 🍆🔥 Te MR CHEF ✨shijet tradicionale shqiptare rikthehen në tavolinë me një interpretim më elegant, më të pastër dhe më autentik.Patëllxhanet e mbushura 🍽️ — një recetë e trashëguar ndër breza — përgatiten me produkte autoktone të freskëta, ku përzgjedhja e ingredientëve mbetet elementi më i rëndësishëm i cilësisë dhe vlerës ushqimore.🫒 Me vajin extra virgin ULLISHTARI, të pasur në polifenole natyrale dhe antioksidantë, gatimet fitojnë:▫️ aromë më të thellë▫️ balancë organoleptike▫️ tretshmëri më të mirë▫️ profil autentik mesdhetar🌿 Sot, shkenca ushqimore konfirmon gjithnjë e më shumë rëndësinë e rikthimit tek ushqimet tradicionale dhe të freskëta — receta me perime, vaj ulliri extra virgin dhe produkte sezonale konsiderohen baza e dietës mesdhetare, një nga modelet ushqimore më të vlerësuara në botë për mirëqenie dhe jetëgjatësi.❤️ Janë pikërisht ushqimet e përditshmërisë ato që krijojnë lidhjen më të fortë me kujtesën, emocionin dhe shqisat e njeriut.Sepse tradita e gatuar mirë nuk është vetëm ushqim…✨ është kulturë✨ identitet✨ dhe luks i vërtetë në tavolinë. 🤎🍷
Follow on Instagram
Get in Touch!

info@ullishtari.al

Our Socials

Follow us on social media and keep up with our latest posts

© 2025 Ullishtari. J61828056L All Rights Reserved